MIRËSEVINI NË

Shkollën Private "Elitë"

Standardet e shkollës “Elitë” të krahasueshme me nivelet europiane

Stafi drejtues

Drejtor i përgjithshëm, administrator Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka

Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka Drejtor i përgjithshëm, diplomuar në degën e matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Tiranë, me përvojë mbi 45 vjeçare në drejtimin e shkollës dhe instutucioneve lokale të arsimit në qytetin e Tiranës. Botues i mbi 400 artikujsh, monografish, kumtesash, projektesh në fushën e edukimit e drejtimit të shkollës, etj.

Zv. Drejtoreshë Mira Peshkatari

Zv. Drejtoreshë Dhurata Vata

Zv. Drejtoreshë Entela Nazarko

Zv. Drejtoreshë Vjola Zhuli

Risitë

"Elitë" sjell risi në arsimin fillor dhe atë parashkollor.

Shkolla “Elitë”, për herë të parë në Shqipëri, ndryshe nga gjithë shkollat e tjera aplikon një standard sipas së cilit nxënësit e arsimit parashkollor dhe nxënësit e ciklit fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, nga ora 8:00 deri në orën 16:00 fillojnë dhe mbarojnë gjithçka në shkollë: nxënien, detyrat, projektet etj. Çantat dhe librat qëndrojnë në shkollë. Punohet me dy mesuese të ciklit të ulët në çdo klasë. Mësimi i anglishtes, edukimit fizik dhe muzikës zhvillohet nga mësues specialistë. Numri i nxënësve për klasë nuk i kalon 20.

Historiku

Shkolla 12 vjeçare Private ”Elitë” u themelua në shtator të vitit 2017. Që në vitin e parë të saj u regjistruan 110 nxënës në të 12-të klasat, nga e para në të dymbëdhjetën. Një rast unikal në historinë e arsimit privat në Shqipëri ku 18 mësues dhe 12 punonjës shërbimi (sanitarë, kuzhinier, shoferë, etj) hapën dyert e kësaj shkolle.

Pas 6 vitesh shkollën ”Elitë” e frekuentojnë mbi 320 nxënës, të cilëve u shërbejnë 31 mësues dhe 19 punonjës shërbimi.

Shkolla ”Elitë” përmbledh 3 kategori arsimi: arsimin parashkollor, arsimin bazë 9 vjeçar dhe gjimnazin.

Godinat

Shkolla funksionon në 2 ndërtesa (ish ambasada) të përshtatura dhe rikonstruktuara për shkollë. Gjenden 21 klasa mësimi, 4 laboratore, kuzhinë, sallë ngrënie, palestër, fushë sporti, mjedis i gjelbëruar dhe tejet i sigurt. Ndërtesat janë të pajisura me sisteme ngrohje dhe ftohje qendrore (jo ajër të kondicionuar).

Transporti

Shkolla ofron shërbimin e transportit. Disponohen 16 mikrobuzë, 14 prej të cilëve janë gjithmonë në funksion, 2 në rezervë për të zëvendësuar në kohë sa më të shpejtë çdo mikrobuz që mund të pësojë defekt. Mikrobuzin e udhëheq mësuesja. Ajo hipën e para dhe zbret e fundit.

Rezultate dhe suksese

– 100% e maturantëve në këto 5 vite kanë vazhduar shkollat e larta brenda e jashtë vendit dhe 99% prej tyre kanë përballuar me shumë sukses këto shkolla.

– Maturantët në vitin e parë të kësaj shkolle (2017-2018) arritën notën mesatare 7,6 në katër provimet e Maturës Shtetërore, ndërsa maturantët e vitit 2023-2024 arritën notën mesatare 8,7.

– Në 2017-2018, në 4 provimet e Maturës Shtetërore vlerësimet me notën 10 ishin 4%, në 2023-2024 vlerësimet me notën 10 janë 25%.

– Në 3 provimet e lirimit, nxënësit e klasës së nëntë në vitin shkollor 2017-2018 arritën notën mesatare 7,9 ndërsa në vitin shkollor 2023-2024 një mesatare prej 8,8.

E realizuar:
Kjo shkollë ofron një mjedis tejet miqësor për nxënësit, tejet të sigurt dhe njëkohësisht një disiplinë tejet rigoroze për nxënës që cënojnë rregulloren e shkollës.

Fitues olimpiadash

Krenaria e Shkollës Tonë

Earta Joca

Fituese në olimpiadën e kimisë

Helena Kodra

Fituese në olimpiadën e historisë faza e dytë

Dea Bejleri

Fituese në olimpiadën e letersisë faza e dytë

Amaris Elezaj

Fituese në konkursin Kangaroo Math

Erik Marku

Fitues në konkursin Kangaroo Math

Ajri Fuga

Fituese në konkursin Kangaroo science