Veprimtaritë kurrikulare dhe jashtëkurrikulare

Janë me qindra e mijëra veprimtari jashtëkurrikulare që përfshijnë konkurset letrare, artistike, sportive, kulturore, ekskursionet në vende historike, olimpiadat shkencore etj. Po ashtu mjaft orë mësimi zhvillohen në natyrë, në muzeume, në laboratore, në institucione publike e private, në mjedise sportive profesionale.

Shkolla “Elitë “ është e hapur dhe tejet bashkëpunuese me personalitetet më në zë të artit, kulturës, shkencës, politikës, me njerëz të suksesshëm në profesionet dhe punën e tyre duke realizuar me dhjetëra e qindra takime me ata.