Arsimi Parashkollor
Në arsimin parashkollor synohet krijimi i disa aftësive dhe qëndrimeve që kanë të bëjnë me etikën e sjelljes, komunikimit, marrëdhënieve në një komunitet dhe mjedis specifik siç është shkolla si dhe motivimin dhe promovimin e një edukatë qytetare. Fëmijët parashkollorë qëndrojnë në shkollë nga ora 8:00 deri 16:00.
Brenda këtij orari zhvillohet programi mësimor si dhe kurse sportive, artistike etj. Pagesa vjetore është 3,600 euro. Në këtë paketë përfshihet gjithçka: çantat, librat, 3 uniforma, dreka, transporti dhe kurset sportive e artistike.